Mbahet mbledhja e themeluesëve

Me 1 mar 2024, në zyrën e kryetarit të bashkisë Mirditë, u mbajt takimi i anëtarëve themelues të Shoqatës së Muzeut të Burgut të Spacit. Ishin Prezent:

  1. Z. Albert Melyshi – Kryetar i Bashkisë Rrëshen – Themelues i Shoqatës Muzeu i Burgut të Spacit.
  2. Z. Jörg Lüer – Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit për Drejtësi dhe Paqe të Gjermanisë, Sekretar i Përgjithshëm i Fondacionit Maximilian Kolbe. I ftuar nderi.
  3. Z. Luigj Mila – Komisioni i Drejtësisë së Shqipërisë – Shoqata Muzeu i Burgut të Spacit.
  4. Zj. Armanda Hysa – Parfaqësuese e ISKK Tiranë – Themelues i Shoqatës Muzeu i Burgut të Spacit.
  5. Z. Angjelin Daberdaku – Shoqata e ish të përndjekurve antikomunistë. Themelues i Shoqatës së Muzeut të Burgut të Spacit. (përfaqësues)
  6. Z. Zenel Dragu – Ish i Burgosur, Shoqata e Ish të Përndjekurve të Shkodrës. I ftuar nderi.
  7. Z. Gjetë Gjoni – Mbikqyrës i ish burgut të Spaçit
  8. Z. Artan Lleshi Gjomarkaj – i ngarkuar nga Bashkia Mirditë per Shoqatën

Axhenda e ditës.

Moderator: Luigj Mila

Hapja e takimit dhe mirëseardhje.

  • 10 vjet aktivitet i Shoqatës Muzeu i Burgut të Spacit.
  • Projekti i ri i prezantuar nga Sant’Agata – Itali – Cila do të jetë qasja e Shoqatës së Muzeut të Burgut Spaci për këtë projekt.
  • Riorganizimi i shoqatës, sipas ndarjes së re administrative.
  • Plane për aktivitete të tjera në të ardhmen.

Lutja kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri

Lutje

Të Lutemi o Zot !
Sot ne këtë ditë simbolike
në këtë vend dhimbjesh
për ata të cilëve jeta u humbi
në qelitë e ftohta
mes lotësh e lutjesh të psherëtira nën zě
lutemi për ata që u gllabëruan nga galeritë
në punë skllavěruese
me të vetmin shpërblim, bukë e ujë.
Lutemi edhe për ata që nuk patën një vend të denje
ku të prehen
që u groposën si sende në këto shpate
me një shishe në gjoks e një numër mbi kokë.
Lutemi të kene gjetur pagen
pranë Teje, në amshim
Lutemi edhe për ata që mbijetuan
të sfilitur, të tjetërsuar ne trup e shpirt,
të harruar e të pěrbuzur.
Te lutemi hidh një rreze shprese
në vitet e tyre të fundit
që pa pengie ti mbyllin sytë.
Lutemi edhe për shpirtrat e atyre
që nga djalli u mashtruan
dhe munduan vellezërit e motrat e tyre
të pafajshëm
Lutemi edhe pěr ata
gë lakmia u errësoi sytë
e për përfitime boshe
lëshuan akuza e dëshmi të rreme
dhe u vodhën jetën věllezërve e motrave të tyre.
Lutemi edhe për ata
të lëkundurit e të dobëtit
gë jetuan me frikë në zemër
e që per te shpëtuar veten
fundosën të tjerët.
Lutemi që në çastet e tyre të fundit
të kenë gjetur pendesën
që barra e mëkateve
të mos u rëndojë shpirtin në amshim.
Lutemi që çfarë ndodhi
kurrë më të mos përsëritet.
Po ashtu te Lutemi o Zot
tẽ na japësh urti, force dhe guxim,
ta mbajmë të gjalle kujtimin e tyre
e të ecim pa u ndalur pěrpara
në shtigjet e vēshtira të pajtimit.
Amen!